Blog

Jetesë e shëndetshme, mes gjelbërimit dhe ajrit të pastër në Vala Mar Residences, në Gjirin e Lalzit!

Vala Mar Residences është pozicionuar në plazhin e Hamallaj, Gjiri i Lalzit, rrethuar nga gjelbërimi karakteristik i zonës. Me një shtrirje prej 1 km në bregdetin e Adriatikut, ky kompleks rezidencial e turistik, është destinacioni kryesor për këdo që dëshiron të shijojë natyrën, por që gjithashtu kërkon siguri, cilësi ndërtimi dhe infrastrukturë.


Vala Mar Residences, 2019


Vala Mar Residences është e përbërë nga 5 tipe vilash, një shumëllojshmëri apartamentesh me pamje nga deti, si dhe një shëtitore buzë detit me shërbime të ndryshme për banorët dhe pushuesit.

E ndërtuar mes gjelbërimit dhe me hapësira të shumta rekreative, kjo rezidencë mirëpriti gjatë verës së kaluar banorët e parë, të cilët shijuan bukurinë dhe qetësinë që të fal natyra. Vendndodhja shumë pranë Tiranës, favorizon frekuentimin gjatë gjithë vitit, por gjallërohet veçanërisht tani, me afrimin e stinës së pranverës. Vala Mar Residences është padiskutim një oaz qetësie e relaksi, larg stresit dhe zhurmës së jetës së përditshme dhe garanton një jetesë elegante e të shëndetshme, mes gjelbërimit e ajrit të pastër.

Për më shumë informacion rreth Vala Mar Residences kontaktoni në: sales@balfinrealestate.al; +355 698014999.