Perse te investoni ne Shqiperi, Vala Mar Residences

 

PËRSE TË INVESTONI NË SHQIPËRI?

EKONOMIA
Reformat e tregut të lirë kanë hapur vendin për investime të huaja, veçanërisht në zhvillimin e energjisë ,transportit, infrastrukturës dhe turizmit. Shqipëria është anëtare e OKB-së, NATO-s, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Këshillit të Evropës, Organizatës Botërore të Tregtisë, dhe është një nga anëtarët themelues të Bashkimit për Mesdheun. Shqipëria ka marrë statusin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian me 2014.

TURIZMI
Shqipëria konsiderohet si një vend me potencial të lartë turistik: male spektakolare, pyje të shumtë, lumenj si dhe plazhe me gurë dhe rërë. Vija bregdetare ka një gjatësi prej 470 km përgjatë detit Adriatik në veri dhe detit Jon në jug të vendit. Shqipëria ka potencial turistik të lartë jo vetëm falë bukurive natyrore por edhe falë trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike.

LEHTËSIRA PËR INVESTITORË TË HUAJ
Investimet e Huaja ne Shqipëri Lidhur me investimet dhe blerjet e huaja në Shqipëri deri në vlerën €10,000,000:

• Investimet e huaja në Republikën e Shqipërisë nuk kushtëzohen nga një autorizim paraprak. Ato lejohen dhe trajtohen mbi bazën e kushteve jo më pak të favorshme se ato që iu njihen investimeve vendase në kushte të ngjashme, me përjashtim të pronësisë mbi tokën, e cila rregullohet me ligj të veçantë.
• Në të gjitha rastet dhe në çdo kohë investimet kanë trajtim të barabartë e të paanshëm, gëzojnë mbrojtje e siguri të plotë.
• Në çdo rast investimet e huaja kanë një trajtim jo më pak të favorshëm se ai që i sigurojnë normat përgjithësisht të pranuara të së drejtës ndërkombëtare.

Ligji Për Investimet Strategjike.
Sektori i Turizmit, një nga 5 sektorët e investimit strategjik, i ndan investimet strategjike në dy kategori:

• Barabartë ose më shumë se € 5.000.000 dhe në të njëjtën kohë krijon të paktën 80 vende të reja pune, për të përfituar Statusin "Investim / investitor strategjik, procedurë e asistuar".
• Barabartë ose më shumë se €50.000.000, për të përfituar statusin "e investimeve / investitor strategjik, procedurë e veçantë”.

Kliko më poshtë për më shumë informacion

Vala Mar, Shtepi, Vila, Apartamente, Restorante