Perse te investoni te Gjiri i Lalzit, Vala Mar Residences

 

PËRSE TË INVESTONI TE GJIRI I LALZIT?

Vlera e zonës për investim edhe kërkesa e blerësve në këtë zonë është në rritje konstante jo vetëm për shkak të zhvillimi turistik, ekonomik edhe lehtësirave për investim që shteti shqiptar ofron por edhe falë këtyre benefiteve kryesore të zonës:

POZICIONIMI
Gjiri i Lalzit ofron luksin e një destinacioni lehtësisht të aksesueshëm duke u pozicionuar shumë pranë kryeqytetit, portit më të madh në vend, aeroportit ndërkombëtar dhe akseve rrugore më të rëndësishme të qarkullimit dhe transportit. Vetëm 30 minuta larg Aerportit të Rinasit, Gjiri i Lalzit mirëpret vendas dhe të huaj për të zbuluar mrekullitë e zones.

FACILITETE
Natyra ka projektuar një parajsë të vogël jetese kaq pranë qendrave më të rëndësishme të banimit në Shqipëri: Tiranë e Durrës. Kjo mundëson lehtësinë e ofrimit të faciliteteve dhe shërbimeve të ndryshme. Zona ndodhet pranë faciliteteve dhe njëkohësisht mjaftueshmërisht larg për të shmangur zhurmën e metropoleve.

NATYRA
Një destinacion ideal turistik, Gjiri i Lalzit gëzon natyrën thuajse të virgjër dhe një vijë bregdetare prej 14 km. Kjo zonë njihet për plazhet gjysmë të virgjëra me rërë, si edhe për privatësinë e tyre.

INFRASTRUKTURA
I ruajtur përgjatë gjithë këtyre viteve nga efektet anësorë të urbanizimit, Gjiri i Lalzit do të përfi toj nga disa projekte zhvilluese infrastrukturore. Gjiri i Lalzit do të shndërrohet në një destinacion turistik me infrastrukturë të përparuar dhe zhvillim të lartë. Zhvillimi turistik në këtë zonë sapo ka nisur. Të gjitha këto benefite sigurojnë një rritje konstante të investimit.