MIRËSEVINI

Rezidenca juaj perfekte
Destinacioni juaj ekskluziv
Shtëpia juaj në detin Adriatik

Vala Mar Residences është destinacioni rezidencial e turistik i individëve dhe familjeve që dëshirojnë të shijojnë natyrën por edhe kërkojnë siguri, cilësi ndërtimi dhe infrastrukturë. Rezidencat e kompleksit, vila dhe apartamente të tipologjive të ndryshme, gjenden midis gjelbërimit karakteristik të zonës, si edhe orientohen me pamje nga bregdeti i artë i Gjirit të Lalzit. Me një shtrirje prej 10 km në bregdetin e Adriatikut, Gjiri i Lalzit ofron një ndër plazhet më të bukura të rivierës së Adriatikut.

Vala Mar Residences ndërthur eksperiencën, profesionalizmin dhe metodologjinë e përparuar, në interes të banorëve të ardhshëm, komunitetit lokal dhe turizmit në Shqipëri.  Kompleksi ofron një shumëllojshmëri shërbimesh, facilitetesh dhe argëtimesh për të garantuar një qëndrim të këndshëm. Gjithashtu, pozicionimi pranë qendrave kryesore të banimit në Shqipëri, mundëson aksesin e lehtësirave dhe komoditeteve kryesore të jetesës. Pozicionimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i infrastrukturës i jep Vala Mar Residences vlera duke e kthyer në “stacionin e parë” në bregdetin Adriatik, si edhe në oazin e qetësisë tuaj.

Kliko më poshtë për më shumë informacion:

 Vala Mar Residences