Gjiri i Lalzit, Vala Mar Residences

 

PËRSE GJIRI I LALZIT? 

KLIMA
Keni endërruar gjithmonë të keni një shtëpi në një zonë të përkëdhelur nga dielli? Në Gjirin e Lalzit dielli del jo më rrallë se 300 ditë të vitit. Temperaturat mesatare të zonës janë mjaft të favorshme që ju të keni mundësinë të shijoni rezidencën tuaj dhe natyrën e zonës gjatë gjithë vitit. 

Gjiri i Lalzit, Vala Mar Residences

POZICIONIMI
Afërsia me qendrat kryesore të banimit i mundëson banorëve të shijojnë jetesën e tyre në Vala Mar Residences jo vetëm gjatë stinës së verës apo gjatë sezonit të pushimeve, por edhe çdo fundjavë. Ky pozicionim kaq i favorshëm mundëson afërsinë me facilitete të tjera si: Qendra Spitalore, Rajone Policie dhe Qendra Tregtare.

NATYRA
Gjiri i Lalzit ndodhet në një zonë elitare, të paprekur nga turizmi masiv. Bregdeti i artë i Gjirit të Lalzit është ideal për shëtitje buzë detit, not dhe sporte të tjera ujore. Gjithashtu, gjelbërimi i   zonës me pisha të buta e të egra dhe bimësi 80 vjeçare,ju ofron mundëson të shijoni natyrën.