Perse Vala Mar Residences

 

PËRSE VALA MAR RESIDENCES

Gjeni veten në bukurinë dhe joshjen e Gjirit të Lalzit, duke zgjedhur shtëpinë ideale në bregdetin e Adritatikut. Vala Mar Residences ofron jo vetëm një rezidencë, por një përvojë të paharruar jetese. Ja disa nga arsyet pse ju duhet të jeni pjesë e këtij komuniteti:

GJELBERIMI
Jeni në kërkim të një rezidence të ndodhur mes gjelbërimit, kopshteve dhe parqeve të kuruara ku ju mund të shëtisni për t’u bërë një me natyrën, ose ku fëmijët tuaj mund të luajnë e argëtohen? Vala Mar Residences ofron hapësira rekreative dhe të gjelbëruara në mënyrë që banorët të shijojnë eksperiencën e plotë të jetesës pranë natyrës. Ne jemi kujdesur të ruajmë dhe të shtojmë gjelbërimin e zonës.

KOMUNITETI
Vala Mar Residences ka menduar për ju dhe familjet tuaja duke ofruar një shumëllojshmëri shërbimesh, lehtësirash dhe argëtimesh, për të përmirësuar jetesën në komunitet.

SIGURIA
Kujdeseni për sigurinë dhe mirëqënien e familjes dhe pronës tuaj? Vala Mar Residences do të monitorohet 24 orë/7ditë të javës nga roje të dedikuara dhe kamera, pa cënuar privatësinë tuaj.

CILËSI NDËRTIMI
Intensiteti i ndërtimit të kompleksit është për ndërtime të ulëta. Struktura e rregullt beton arme, projektuar konform normave shqiptare të projektimit dhe standardeve europiane i shton vlerën rezidencave. Standardi i padiskutueshëm i ndërtimit është tipari kryesor I këtij kompleksi.

PISHINA DHE KOPSHTE
Ne ju ofrojmë mundësinë që ju të shijoni rezidencat tuaja në privatësi. Vilat kanë hapësirë të gjelbëruara përreth, e cila mund të shfrytëzohet për të krijuar hapësira individuale rekreative për kënaqësinë e familjarëve tuaj. Residentët do të kenë mundësi të përcaktojnë si do të shfrytëzojnë hapësirën në kopshtin e tyre, si edhe të ndërtojnë pishina individuale ose Jacuzzi.

POZICIONIMI
Vilat dhe objektet e banimit gëzojnë komoditetin e të qënurit mjaftueshmërisht larg njëra nga tjetra (deri në 30 m) për të garantuar qetësinë dhe rehatinë individuale të banorëve. Pamja e mrekullueshme e bregdetit ranor të zonës do të jetë imazhi i parë dhe i fundit i ditëve tuaja në bregdet.