Gjiri i Lalzit, Vala Mar Residences

 

GJIRI I LALZIT

Gjiri i Lalzit ndodhet në një nga zonat më të mirë-ruajtura të detit Adriatik, midis plazhit të dendur të Durrësit dhe atij të Shëngjinit. E gjithë kjo zonë njihet për veçantitë e saj natyrore, historike dhe arkeologjike ndër të cilat mund të përmendim: “Rezervati i Gjuetisë Rushkull”, “Kështjella e Rodonit”, “Kepi i Rodonit” dhe “Parku Kombëtar Pyjor i Rushkullit”.

Zona karakterizohet bimësia natyrore me moshë 80 vjeçare që dominohet kryesisht nga pisha e butë dhe e egër. Në zonën e Gjirit të Lalzit gjendet edhe “Parku Kombëtar i Rrushkullit” në të cilin ndodhen 380 ha me pyje mjaft tërheqëse. Kjo vijë bregdetare e gjendet relativisht larg zonave urbane dhe është injë destinacion ideal për ata që pëlqejnë peshkimin apo lundrimin.

Kepi i Rodonit është një rrip toke në formë gadishulli në brendësi të detit Adriatik. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug. “Kalaja e Rodonit” u ndërtua në 1451-1452 nga heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe shërbente për lidhje detare me Europën Perëndimore. Pas vdekjes së Skënderbeut kalaja kaloi nën kontrollin e Venedikut. Sipas mitologjisë ilire, Rhodos ishte një hyj deti, si Poseidoni dhe Neptuni.