Historia e Shqipërisë, Vala Mar Residences

 

HISTORIA DHE KULTURA

Njihuni me Shqipërinë, dashurinë e re mesdhetare.

Shqipëria, e njohur ndërkombëtarisht si Albania, është trashëgimtare e qytetërimit të lashtë Ilir. Gjuha vendase është gjuha shqipe, një ndër gjuhët më të lashta në botë. Shqipëria është një shtet laik dhe popullsia është e përbërë nga katër fe kryesore: Muslimane, Katolike, Orthodokse dhe Bektashie.

Shqipëria shtrihet në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe kufizohet në veri me Kosovën dhe Malin e Zi, në perëndim me Republikën e Maqedonisë dhe në jug me Greqinë. Në perëndim laget nga deti Adriatik dhe deti Jon dhe ndodhet vetëm 78 km larg Italisë përgjatë ngushtesës së Otrantos.

Shqipëria ka shënuar një përparim të dukshëm ekonomik, kulturor e social pas rënies së regjimit komunist 45 vjeçarë. Reformat e tregut të lirë që prej vitit 1991 kur Shqipëria u njoh me demokracinë. kanë hapur vendin për investime të huaja, veçanërisht në zhvillimin e energjisë ,transportit, infrastrukturës dhe turizmit.

Shqipëria është anëtare e OKB-së, NATO-s, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Këshillit të Evropës, Organizatës Botërore të Tregtisë, dhe është një nga anëtarët themelues të Bashkimit për Mesdheun. Shqipëria ka marrë statusin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian me 2014.