Natyra dhe klima, Vala Mar Residences

NATYRA

Natyra e egër shqiptare është një atraksion turistik për shumë të huaj. Ajo karakterizohet me fusha në pjesën perëndimore, kodra dhe male në pjesën qëndrore, si edhe male të larta me pyje në pjesën veriore lindore dhe jugore. Bimësia është e egër në zonat me pyje të dendura dhe e butë në zonat e mbjella kryesisht me pisha, ah dhe dru frutorë, si edhe ullinj e agrume në pjesën jugore. Ushqimet e freskëta bio të natyrës së mrekullueshme shqiptare, kanë zhvilluar ndër shekuj shqisat e shijes dhe dashurinë për ushqimin e mirë, duke perfeksionuar traditën kulinarike vendase. 

KLIMA

Klima në Shqipëri është shumë e diversifikuar për shkak të pozitës gjeografike, lartësisë nga niveli detit dhe ngaqë kryesisht ka reliev kodrinor dhe malor. I gjithë territori është i ndarë në 4 zona klimatike, dhe kryesisht ndihet ndikimi i klimës mesdhetare dhe asaj subtropikate. Klima ndikon ndjeshëm në pasurimin e biodiversitetit që karakterizon Shqipërinë. Vlen për t’u theksuar se Shqipëria gëzon mbi 300 ditë të vitit me diell. Gjatë stinëve të verës dhe vjeshtës, dielli ngroh mbi 11 orë në ditë.