Turizmi, Vala Mar Residences

 

TURIZMI

Shqipëria është votuar nga Lonely Planet ndër vendet e para që duhet të vizitohen gjatë vitit 2011. New York Times e ka renditur Shqipërinë në vendin e 4 nga 52 vende që duhet të vizitoheshin në vitin 2014. Shqipëria konsiderohet si një vend me potencial të lartë turistik: male spektakolare, pyje të shumtë, lumenj si dhe plazhe me gurë dhe rërë. Kryesisht turizmi në shqipëri ndahet në tre kategori:

  • Turizëm bregdetar dhe malor
  • Turizëm historik dhe kulturor
  • Turizëm sportiv

Vija bregdetare me plazhe të mrekullueshme ranore e shkëmbore, ka një gjatësi prej 470 km përgjatë detit Adriatik në veri dhe detit Jon në jug të vendit. Natyra e egër, me male të larta dhe pyje të dendura janë atraksionet e turistëve që kërkojnë aventura, ecje të gjata dhe ngjitje malore përgjatë gjithë vitit. Ajo është e përhapur në zonën e veriut dhe të lindjes dhe kryesisht në zonën e jugut për eksplorimet me kanoe në Kanionet e Skraparit dhe te Syri i Kaltër. 

Shqipëria gëzon një potencial turistik të lartë jo vetëm falë bukurive natyrore por edhe falë trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike. 3 qytete Shqiptare janë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO: Berati 2000 vjeçar i njohur për shtëpitë karakteristike; Gjirokastra e rrugëve të kalldrëmta; si edhe qyteti antik i Butrintit, I vetmi në llojin e vetë sepse mbart histori prej të 4 epokave të qytetërimit antik.  

Vitet e fundit është zhvilluar shumë dhe turizmi sportiv me aktivitete si paragliding, rafting, etj, duke nxjerr në pah zhvillimin e asaj që njihet si “turizmi i aventurës”. 

Një nga zonat turistike më të kërkuara në pjesën e bregdetit të detit Adriatik është Gjiri i Lalzit që ka grumbulluar shumë komente pozitive nga vizitorët e huaj dhe ata vendas.