Argetim, Vala Mar Residences

 

ARGËTUESE

KID ZONE
Fëmijët tuaj do të kenë ambjente të dedikuara për t’u argëtuar me bashkëmoshatarët e tyre, në nivele të caktuara sigurie.

PARK REKREATIV
Kompleksi Vala Mar Residences do të ofroj ambjente të gjelbëruara publike dhe parqe rekreative me stola dhe ndriçim të dedikuar. Ju mund të zgjidhni të shëtisni paraditeve dhe pasditeve për t’u çdlodhur apo për të medituar.

FUSHA SPORTI
Kompleksi ofron për argëtitimin tuaj disa fusha sporti: fushë mini-futbolli dhe fushë basketbolli/tenisi. Ju dhe fëmijët tuaj mund të praktikoni sportin e preferuar apo të shpenzoni pasditet tuaja.

SPORTE UJORE
Ju mund të zgjidhni të praktikoni notin, të zhyteni në kthjelltësinë e ujrave të Adriatikut, të lundroni me varkë në det të qetë ose të peshkoni. Gjithashtu, ju mund edhe të praktikoni sporte të tjera ujore dhe nënujore, të ofruara nga agjensi të specializuara,me paketa preferenciale.

PIKNIK DHE BARBEQUE
Flora dhe Fauna e pasur e zonës ju mundëson organizimin e pikniqeve ose barbeque -ve të qeta e të këndshme në natyrë. Ju mund të zgjidhni të qëndroni në brendësi të kompleksit, ose të eksploroni natyrën e virgjër e të paprekur nga turizmi masiv të zonës.

VIZITA TURISTIKE
Zona përreth kompleksit është shumë e pasur me destinacione të veçanta historike, kulturore dhe turistike. Ju mund të zgjidhni të shëtisni në “Parkun Kombëtar të Rrushkullit, të vizitoni “Kalanë e Rodonit” ose të organizoni një piknik te “Kepi i Rodonit”. Çdo destinacion ndodhet disa minuta larg nga rezidenca juaj në Vala Mar Residences.

KINEMA VERORE
Ju mund të shijoni një film me familjen ose të dashurit tuaj në natyrën relaksuese të Vala Mar Residences.