Sherbimet kryesore, Vala Mar Residences

 

SHËRBIMET KRYESORE

RESTORANTE
Në brendësi të kompleksit si edhe buzë detit, ju do të keni mundësinë të eksploroni restorante me menu tradicionale të gatimeve të zonës dhe menu ndërkombëtare. Mjeshtëria e kulinarisë do t’ju shijoj edhe më shumë me pamjen e mrekullueshme nga bregdeti i Gjiri të Lalzit.

BEACH BAR
Një koktail i përgatitur mirë për kënaqësinë tuaj ose një lëng i freskët frutash me ngjyra dhe shije të ndryshme për kënaqësinë e fëmijëve tuaj, do ju freskoj ditëve të nxehta dhe pasditve të freskëta, në ambjentet çlodhëse dhe argëtuese të barit buzë detit.

SUPERMARKET
Ju do të keni mundësinë të gjeni të gjithë produktet e domosdoshme si edhe një shumëllojshmëri produktesh suplementare në supermarketin në qendër të resortit, duke shmangur lëvizjet e gjata dhe të lodhëshme. 

SPA & WELLNES CENTER
Ju mund të zgjidhni të vijoni rutinën tuaj të fitness-it, ose të shijoni trajtimet ekskluzive të SPA, masazhe çlodhëse e trajtime të veçanta nëpërmjet një pakete preferenciale.

MIRËMBAJTJE
Ne dëshirojmë t’ju ofrojmë një përvojë jetese të pakrahasueshme. Për këtë arsye, mirëmbajtja e kompleksit do të udhëhiqet nga kompani të specializuara të cilat ofrojnë standarde shumë të larta shërbimi.

SIGURI 24H
Kompleksi do të ofroj nivel të lartë sigurie nga kompani të specializuara, si edhe monitorim 24 orë nëpërmjet kamerave të sigurisë, pa kompromentuar privatësinë personale.

QENDËR SHËNDETËSORE
Për të garantuar mirëqënien tuaj dhe të familjes tuaj, kompleksi ofron një qendër shëndetësore, e cila do të jetë funksionale 24 orë të ditës, 7 ditë të javës.

FARMACI
Farmacia në brendësi të kompleksit do t’ju ofroj gjithçka ju nevojitet për t’u kujdesur nga dielli i nxehtë i verës, apo në rastet e të papriturave të pakëndshme.