Facilitete, Vala Mar Residences

 

FACILITETE

PARKING
Komuniteti ofron parking të garantuar dhe falas për të gjithë rezidentët. Gjithashtu, të gjithë vizitorët do të kenë mundësi të aksesojnë parkingun publik në dispozicion të tyre.

INFRASTRUKTURË RRUGORE
Kompleksi do të ketë një rrugë hyrëse/dalëse, e cila do të mundësoj lidhjen e rrugëve të brendëshme të kompleksit me rrugën publike të zonës. Infrastruktura e brendshme rrugore do të diferencoj rrugët automobilistike, trotuaret dhe pasazhet. Qarkullimi i brendshëm i zonës do të rregullohet nëpërmjet sinjalistikës rrugore.

ENERGJI ELEKTRIKE
Linja e dedikuar e tensionit të lartë për furnizimin me energji elektrike të kompleksit, do të mundësoj energji elektrike 24 orë.

UJËSJELLES DHE KANALIZIME
Kompleksi ofron impiante moderne ujësjellësi në mënyrë që jut ë keni ujë të pijshëm 24 orë. Përpunimi i ujërave të bardha edhe të zeza me impiante moderne pastrimi edhe përpunimi pa ndotje akustike edhe mjedisore.

INTERNET
Ne ju ndihmojmë të instaloni linja të dedikuara personale interneti në rezidencën tuaj.

ROJE BREGDETARE
Gjatë sezonit turistik, rojet bregdetare do të jenë në gadishmëri për të garantuar sigurinë tuaj dhe të familjarëve tuaj në bregdet.