Detaje ndertimi, Vala Mar Residences

 

DETAJE NDËRTIMI

RRETH KOMPLEKSIT

Infrasktuktura Rrugore
Kompleksi ka një rrugë hyrëse/dalëse, për këmbësorë dhe automjete. Kjo rrugë kryesore mundëson lidhjen e rrugëve të brendshme të kompleksit me rrugën publike të zonës. Infrastruktura e brendshme rrugore diferencon rrugët automobilistike, trotuaret dhe pasazhet. Qarkullimi i brendshëm rregullohet nëpërmjet sinjalistikës rrugore dhe kompleksi zbukurohet nëpërmjet gjelbërimit shoqërues.

Planifikimi Urban
Vala Mar Residences është e organizuar në mënyrë efektive nga pikëpamja e shpërndarjes së objekteve rezidenciale dhe hapësirave publike. Kompleksi gëzon infrastrukturën inxhinierike të duhur: gjeologji të përshtatshme terreni, si edhe mundësi furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Projekti respekton morfologjinë, karakteristikat dhe veçoritë e zonës. Ndërtesat janë të tipologjive të ndryshme por të kombinuara sipas një strukture të përgjithshme të mirë-studiuar.

Rrjeti i Kanalizimit të Ujrave të Zeza
Rrjeti i kanalizimit të ujrave të zeza është i përbërë nga linjat e vilave individuale të cilat shkarkojnë në rrjetin dytësor dhe më tej në atë kryesor. Dërgimi në rrjetin kryesor bëhet në mënyrë mekanike: kolektorët bashkohen në pjesën e poshtme të kompleksit dhe shkarkojnë në impiantin e trajtimit të ujrave të zeza, i cili do të ndërtohet në distancë nga kompleksi. Rrjeti i kanalizimit të ujrave të zeza është i ndarë nga ai i ujrave të bardha.

RRETH RESIDENCËS SUAJ

Fasada
Fasadat janë dekorative dhe funksionale, me sistem kapot me trashësi 31 cm. Sistemet e dyerve dhe dritareve janë me veshje alumin, të parametrave bashkëkohor dhe i përgjigjen kërkesave të projektit si në pamje ashtu edhe në specifikime teknike të parametrave termik. Dritaret janë dopio xham.

Sistemi i Sinjalizimit Kundra Zjarrit
Sistemi i sinjalizimit kundra zjarrit është konvencional. Paneli është pajisur me dy zona zjarri dhe sinjalizon çdo zonë që i përket detektorit, i cili kalon në alarm. Sistemi i sinjalizimit kundra zjarrit është paraqitur si sistem i pavarur dhe do të jetë pjesë opsionale, referuar kërkesave të blerësit

Hidroizolimi
Në Vala Mar Residences aplikohen dy tipe hidroizolimi: Sistemi me katrama në tarracë, dhe hidroizolimi me membranë bitumi me trashësi prej 4mm dhe temperaturë -10ºC. Tipi i dytë i hidroizolimit, sistemi dykomponentësh, aplikohet kryesisht në tualete, ballkone, veranda dhe shkallët e jashtme.